As Veshajt, as Egla Ceno – dy moderatorët e rinj të emisionit satiro-investigativ “Fiks Fare” do të jenë moderatorja shumë e dashur për publikun Xhemi Shehu dhe aktori Julian Deda.
Lajmi sapo është bërë me dije nga TCH.
Ndërsa flitej për dyshet Romeo-Donald dhe Egla-Juli që do të merrnin emisionin, duket se Juli ia doli të ishte ‘fituesi’ i kësaj përballje “kokë më kokë”.
Sezoni i ri televiziv pritet të ketë shumëë ndryshime dhe risi dhe duket se të parat po i shohim ende pa nisur.