Nëse ka diçka që jemi të bindur që nuk do na zhgënjejë kurrë te Bleona Qereti, është pamja e saj.
Gjithnjë e kuruar deri në detaj në daljet publike, por jo vetëm. Këngëtarja ka treguar së fundmi si shkon të bëjë pasaportën, fotoja e së cilës është “makth” për shumë nga ne.
Bleona ka treguar se kur shkon të bëjë foton e pasaportës, merr krehër dhe llak flokësh me vete.
Epo, jo më kot Bleona quhet ikonë bukurie. Kështu që tani e morët vesh. Para se të bëni foton e pasaportës – një krehje, pak llak, kokën dhe shpatullat drejt dhe jeni gati!