Sara dhe Bardhi po jetojnë dashurinë e tyre tejet të lumtur, ndërsa janë në pritje të bebushes së tyre e cila pritet të vijë në jetë në dhjetor të këtij viti.
Përtej marrëdhënies që ata kanë bashkë, duket se kanë një marrëdhënie tepër të veçantë edhe me prindërit e njëri-tjetrit.
Teksa Sara herë pas here na ka treguar se sa mirë shkon me nënën e Bardhit, këtë herë na ka treguar se sa mirë shkon Bardhi me nënën e saj.
Jo vetëm kaq, por Bardhi dhe vjehrra e tij duket se bëjnë aleanca kundër Sarës, të paktën kështu shprehet Sara e cila duket të jetë pak ‘xheloze’.
“Mami im dhe Bardhi bëjnë aleanca kundër meje. Kaq kisha.”, shkruan Sara dhe ne na u kujtuan edhe një herë aleancat e famshme të kohës së Big-ut…epo, këtë herë duket se nuk do të ketë ‘zarf të zi’ – shpresojmë! 🙂