Ndonëse shumë nuk besuan në dashurinë e tyre, Ilnisa dhe Meritoni po shijojnë ditët më të bukura si çift.
Ata periudhën e verës kanë qenë të pandarë e madje kanë ndarë shumë momente me ndjekësit dhe fansat e tyre në rrjete sociale.
Ilnisa është më tepër aktive dhe ndan episode edhe nga përditshmëria e saj.
Këtë mbrëmje dyshja po e kalojnë bashkë. Në një postim në Instastory, Ilnisa publikon një foto ku duket një biberon dhe në sfond Meritoni. Mos ndoshta ish-banorja i kërkon me stil të bëhen prindër.
Mos ndoshta ish-banorja është tashmë në pritje të ëmbël? Apo mos ndoshta thjesht po kujton BBV dhe ditët që kanë kaluar nga koha kur e quajtur “beb” për herë të parë? Mbetet të presim dhe të shohim…