Prej ditësh kryefjalë e mediave rozë ka qenë Luana Vjollca me ndarjen nga partneri i saj, Krenari. Menjëherë pas qarkullimit të këtij lajmi, moderatorja e njohur ka “ndezur motorrët”, duke sjellë disa projekte muzikore.
“Bye Bye”, është projekti i fundit i Luanës në bashkëpunime me Don Phenom dhe Ervin Qerimi, ku thuhet se ky është pikërisht një dedikim për marrëdhënien me ish partnerin e saj.
Jo vetëm kaq, por Luana ka bërë së fundmi edhe një postim në Instagram me disa foto, ku shkruan “tag toksiken” dhe sigurisht, bëri tag veten në koment.
Pra, toksikja është Luana dhe e pranon vet! A është kjo arsyeja e ndarjes nga partneri? Këtë nuk mund ta themi me siguri, por e sigurt është që ‘toksiket’ (aq më tepër si Luana) ta bëjnë jetën më të bukur, por ta vështirësojnë shumë atë… 🙁