Efi Dhedhes vijon të mbetet një personazh mjaft i komentuar në rrjete sociale, ndërsa figura e saj herë pas here vijon të lidhet me eksperiencën në BBV2.
Në një postim të fundit të finalistes së BBV2, ndjekësit nuk kanë nguruar të komentojnë lidhur me ish partnerin e saj, e gjithashtu për fansat e Luiz Ejllit.
“Sa e lumtur je sa shpejt e paske harruar atë njeriun e dashur ëëë sa fallco jeni pz” – shkruan një komentues, ndërsa Efi i është kthyer me një replikë: “ee do filloj të nxjerr foto duke qarë tani që të kënaqeni ju”
Ndërsa një tjetër i shkruan lidhur me fansat e Luiz Ejllit (të cilin ndjekësi e quan llumiz) të cilët tashmë sipas tij po e shajnë Efin, e kjo është shkak që Efi nuk po merr më like dhe komente nëpër postime.
“Paska mbetur pa like e komente kjo se fansat e llumizit tani po e shajnë”, shkruan komentuesi ku nuk ka munguar as përgjigjja ironike e ish-banores së BBV2: “Kam frikë se tani nuk do ha më bukë”