Kiara Tito dhe Luiz Ejlli mbeten një nga çiftet më të preferuar të botës së showbizzit shqiptar.
Nuk kanë qenë të pakta ditët që kjo dyshe simpatike ka qenë në qendër të vëmendjes për mediat rozë.
Tito çdo ditë ka qenë tepër aktive në botën online duke postuar foto dhe video nga rutina e saj.
Kësaj radhe vëmendjen e mori një kujtim i vitit të kaluar, ku nëpërmjet një story ajo rihedh fotot e postuara më 30 gusht 2023, në përvjetorin e martesës së prindërve të saj, teksa shkruan: ”Para një viti, këtu në këtë foto ishim 5 dhe nuk e dinim”.