Vetëm pak ditë më parë, Young Zerka dhe partnerja e tij, Iliana Trebicka u bënë prindër të një djali. Zigi Zaian ka zbukuruar dhe ëmbëlsuar aq shumë jetën e tyre sa është e kuptueshme që janë në qiellin e shtatë. Por duke qenë se shumë detaje i kanë mbajtur për vete, na bën kuriozë çdo gjë që ata zbulojnë rreth marrëdhënies apo djalit.
Në një intervistë virtuale në rrjetet sociale, Iliana është pyetur nga ndjekësit për detaje rreth djalit dhe njohjes së tyre. Si fillim, ajo zbuloi se e kujt ishte zgjedhja e emrit të veçantë.
-Kush ia vendosi emrin aq të bukur Zigit?
Iliana: Emrin ia vendosi babi i vet.
Dhe meqë jemi te emri, ‘meraku’ i saj është versioni i gabuar që vendoset gjithandej, “Ziki” por në të vërtetë është “Zigi”.
Një ndjekës e ka pyetur edhe për njohjen me Zerkën, e cila ka ndodhur në një nga klubet më të njohura të kryeqytetit.
-Si jeni njohur bashkë ju?
Iliana: Tek “të humburit” (Lost) gjetëm njëri-tjetrin dhe ja ku jemi, falë Zotit. Pjesa tjetër është histori.
-Si ndihesh tani?
Iliana: Unë jam ende në ëndërr. Tashmë kam dy çunat e mi. Zemra ime është plot, s’e di. Faleminderit Zot.