Miqësia e Efit dhe Mikelës mund të jetë në krizë!
Pse mund? Epo, sepse dy shoqet e ngushta kanë kohë pa postuar me njëra-tjetrën në rrjete sociale. Jo vetëm kaq, por vajzat nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram.
Ndonëse më herët kanë dalë zëra për një krisje të miqësisë mes tyre, vajzat e kanë mohuar. Mirëpo, tani ato nuk ndiqen në rrjete sociale.
Mund të mos tregojë kjo asgjë? Patjetër, nuk është ky një tregues faktik, por fakti që nuk ndiqen (sidomos në kohë që jetojmë) diçka tregon.
Aludime të ndryshme janë ngritur në rrjet sa i përket vajzave. Disa thonë që mund të jetë një hatërmbetje momentale, të tjerë thonë që është e qëllimshme nga vajzat për të marrë vëmendje e një pjesë tjetër që miqësia mes tyre ka përfunduar prej kohësh.
Efi dhe Mikela janë shoqe të ngushta prej vitesh dhe në BBV2, ato fillimisht hynë si një banore e vetme, por u ndanë në 2 gjatë rrugëtimit të tyre- rrugëtim i cili për Mikelën nuk zgjati shumë, ndërsa për Efin u mbyll në finalen e madhe, pas hyrjes për herë të dytë në shtëpi.