Sezoni i ri televiziv ka filluar tashmë, ndërsa risitë vazhdojnë të shpalosen me rinisjen e programeve televizive, e bashkë me to edhe personazhet që do të jenë pjesë e tyre.
“E diell” është programi shumëvjeçar që shoqëron përgjatë të dielës shikuesit e TCH, një program i krijuar nga Ed Manushi dhe bashkëpunëtorët e tij.
Këtë sezon, programit “E diell” i bashkohet edhe Efi Dhedhes dhe vajza e aktores Julia Ilirjani, Renée.
Efi do të ketë rubrikën e saj lidhur me tatuazhet, ndërsa ende nuk dihet roli i Renée në këtë program.
Gjithashtu, Nevina Shtylla, Ronaldo Sharka, Ervin Kurti do të vijojnë të jenë pjesë e “E diell”, ndërsa ajo që është larguar (të paktën për tani), është moderatorja Argjira Spanca, gjë që e ka pohuar edhe vet pak ditë më parë.