Prej kohësh në rrjet po qarkullon lajmi se emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” do të vijë në ekranin e TCH këtë sezon të ri televiziv.
Këtë e ka konfirmuar edhe vet Lori Hoxha ditën e sotme në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj.
Pak ditë më parë u tha se ky emision do të rikthejë moderatoren Kiara Tito në ekran e do ta bëjë bashkë me Elvis Naçin.
Mirëpo, pas kësaj Kiara u përfol se mund të jetë edhe moderatorja e re e “Portokalli”, që do të zëvendësojë Xhemi Shehu, ndërsa u tha gjithashtu se mund të jetë edhe moderatore e BBVK3.
Lidhur me drejtuesit e këtij emisioni, Lori Hoxha nuk konfirmoi as tregoi asgjë, kështu që do duhet të presim edhe pak të mësojmë nëse Kiara do të jetë pjesë e këtij projekti, por e sigurt është që “Shqiptarë për shqiptarët” do të jetë në ekran për t’i ardhur në ndihmë e për të bërë të lumtur shumë familje shqiptare.