Fifi ishte e ftuar në një intervistë së fundmi për “Më prit në fundjavë” ku ndau eksperiencat e saj si nënë për herë të parë, si dhe të gjitha ndjesitë që përjetoi.
‘Kam jetuar kot deri më 25 Prill. Unë tani jam mami Fifi’.– ishin fjalët e saj teksa u pyet për mëmësinë.
Ajo tregoi edhe momentin kur mësoi se ishte në pritje të ëmbël.
“Ishte një shtatëzani rastësore, kisha bërë dy teste shtatëzanie dhe i shkoj në dhomë dhe i them Adis shiko çfarë kam…Më thoshte ta mbajmë apo jo, mos të prish karrierën… i thashë: Lale Unë nuk e ndërpres, do ta mbajmë dhe jemi shumë të lumtur për këtë vendim.Kur kam lindur e kam kuptuar çfarë do të thotë të jesh nënë. I bëj thirrje të gjitha nënave të bëjnë lindje natyrale, është emocioni më I bukur. Unë doja ta shihja ta ndjeja në sekondën e parë dhe s’doja ta humbja”.