Ditën e djeshme rrjeti u çmend pas një fotoje të publikuar ku dukej reperi Ledri Vula teksa kalonte kohë në jug me një vajzë që thuhet se është partnerja e tij e re.
Menjëherë vërshuan komentet në rrjet, e sigurisht gjithë sytë u drejtuan nga Sara Hoxha, për të parë reagimet e saj.
Nga ana tjetër, Sara bëri atë që çdo vajzë duhet të bëjë (e theksojmë këtë): vazhdoi jetën e saj!
Influencerja ka vijuar me postimet e saj të zakonshme në Instagram, teksa ka publikuar foto me mikeshat e saj nga Madridi ndërsa pushonin e kënaqeshin në shoqërinë e njëra-tjetrës.
Grimi yll, veshja edhe më yll, Sara rrëzëllitëse duke vazhduar jetën e saj, ndërsa edhe reperi vazhdon jetën e tij.