Butrint Imeri njihet tashmë për jetën e tij luksoze dhe blerjet e herë pas hershme, duke “përkëdhelur” veten për të festuar sukseset e tij.
Blerja e radhës e Butrintit ishte një makinë luksi e tipit “Rolls Royce Cullinan” , e cila kap vlera fillestare nga 318 mijë euro deri në gjysmë milionë euro.
“Mirëseerdhe në shtëpi bejbi” – ka shkruar këngëtari në fotot me makinën e re.
Deri këtu në rregull, por diçka lidhur me këtë makinë nuk kaloi pa u vënë re – dhe është pikërisht një foto e Luizit me të njëjtën tip makine.
Sigurisht që Luizi nuk e ka blerë makinën, të cilën ka postuar si ka bërë Butrinti, por rrjeti ka nisur të aludojë se kjo blerje vjen pikërisht për këtë fakt, në formë “ironie”.
Ndoshta është thjesht rastësi, ndoshta jo – këtë nuk mund t’a themi me siguri. Ajo që mund të themi është që nëse do të ishte rastësi, nuk do të ishte hera e parë, pasi Butrinti dhe Luizi çuditërisht kanë realizuar dhe klipet e këngëve të tyre në të njëjtin vend – Luizi, klipin e këngës “Zjarr e Ftohtë” dhe Butrinti klipin e “Ma Chérie” , të dy thuajse në të njëjtën moshë. Kështu që, ekziston mundësia që Luizi dhe Butrinti thjesht të kenë shije të njëjta!