Prej kohësh po qarkullon lajmi se Bora Zemani nuk do të jetë pjesë e sezonit të ti televiziv, të paktën për tani, njëlloj si binjakët Veshaj.
Epo, me sa duket nuk do të jetë kështu. Ditën e sotme, moderatorja e njohur ka postuar një video në Instastory teksa ka treguar se pas pushimeve po rinis punën tashmë.
Bora ka qenë të make-up artistja Elona Balaj, e cila është edhe mikesha e saj, ndërsa i thotë: “Tani unë do punoj, ti bëj çik pushim. Po po punova unë, ti nuk bën dot pushim, s’na dalin llogaritë”.
Më pas moderatorja ka vijuar me të tjera postime, ku në një njërën tregon look-un përfundimtar me make-up të lehtë e veshje serioze të zezë, ndërsa te tjetra “conffeti” dhe emojin që tregon se një surprizë po vjen.