Pak ditë para nisjes së sezonit të ri televiziv, Heidi Baci është larguar për në Itali për të kaluar disa ditë pranë familjes.
Së fundmi janë bërë publike në rrjet foto ku Heidi duket me dajën e saj në aeroport teksa bëhen gati për të udhëtuar drejt Italisë.
Janë dy emisione që përfliten se Heidi do të bëhet pjesë këtë sezon televiziv.
Përflitet se ajo ka bërë audicione per të zënë vendin e Xhemit në Portokalli, si dhe pjesë e panelit të “Goca dhe Gra”.
Mbetet të shohim ku do e shohim atë nga ditët e para të tetorit në ekranin e TCH.
Sa i përket marrëdhënies së saj me Romeon, nuk dihet ende se në çfarë stadi është çifti aktualisht pasi ata kanë qëndruar të tërhequr duke mos publikuar asnje foto në rrjetet sociale.