Në kuadër të operacionit “Tempulli 4” është arrestuar Armand Haderllari, i njohur për publikun pas pjesëmarrjes në Big Brother Albania, në vitin 2010.
Haderllari punonte si menaxher i lokaleve të njohura të natës në zonën e ish-Bllokut. Përveç rolit si menaxher, ai ishte edhe shpërndarës i kokainës.
Haderllari kishte një klientelë të përzgjedhur, kryesisht personazhe të njohur, frekuentues të jetës së natës në kryeqytet, të cilëve u siguronte doza kokaine, raporton “Report TV”.
Antidroga e Tiranës po heton për persona të tjerë të shpërdarjes së drogës, si bashkëpunëtor të Haderllarit.