Lori dhe Sara Hoxha janë dy figura mjaft të dashura për publikun shqiptar e kurioziteti për to është përherë i madh, duke qenë se ato nuk ekspozohen shpesh në publik.
Në një “Ask me” të fundit që producentja Sara Hoxha ka zhvilluar në Instagramin e saj, një nga pyetjet ka qenë pikërisht për motrën e saj Lorin, drejtuese e “Top Media”.
“Na thuaj diçka që nuk dimë rreth Lorit”, ka qenë pyetja e ndjekëses, së cilës Sara i përgjigjet kështu:
“Ajo është mbështetësja më e madhe që dikush mund të ketë. Bën gjithçka për ata që do. Shumë e dhënë në lutje dhe të menduarit pozitivizht. Më balancon mua.”