Arbana dhe Edi po shijojnë pushimet e tyre larg të nxehtit që po ‘mbyt’ Shqipërinë!!
Çifti po shijon borën në mes të korrikut në Alpet e Zvicrës.
Mes gjithë momenteve të bukura që po kalojnë në shoqërinë e njëri-tjetrit, Edit mesa duket i është ‘ndezur’ shpirt luftarak. Kështu, ai ka nisur rrëshkitjen me litar nga lartësia dhe jo prej qejfit, më shumë se sa për faktin që ishte duke e bërë të njëjtën gjë një turiste japoneze dhe në këtë pikë nuk kishte se si të mos e bënte Edi, si një malësor tipik që është.
Ndërsa, Arbana nuk ka marrë fare iniciativën t’a provojë, partneri i saj pasi u kthyer, tha: “ Nuk do e bëj kurrë më këtë. Ti vet (Arbanës) nuk do e bëje kurrë këtë, do ishe kthyer. Por, mua nuk më la sedra se u kthye një japoneze, të kthehem unë, një malësor?! Edhe po vdiqa, do ngrihem prap”
Këtë moment, Arbana e ka ndarë me ndjekësit e saj, duke shkruar krah postimit “Kjo sedër na ka mbajt”
Epo, Edi ia doli me sukses dhe është gjallë! E vërtetoi që është një malësor i vërtetë! 🙂