Ka startuar sot programi i njohur i dashurisë në ekranin e Top Channel nën moderimin e Megi Pojanit.
Në puntatën e parë të sezonit të gjashtë të këtij “reality show”-t janë prezantuar konkurrentët e parë, një vajzë dhe dy djem.
Konkurrentja e parë e këtij sezoni është bukuroshja kaçurelse nga Kosova, 22-vjeçarja Ketrina Gashi. Në një takim të shkurtër me një nga konkurrentët meshkuj, ku iu përgjigjën disa pyetjeve, Ketrina deklaroi se ishte e virgjër, një deklaratë që shkaktoi debat mes Xhonit dhe Zhaklinës në studio. Megjithatë, më vonë Ketrina sqaroi se ishte duke bërë shaka.
Ketrina: jam e virgjër
E kam unë fatin e madh?
Zhaklina: Mendon se është fat?
Xhoni: Deri diku po, ndihem me fat që mund të jem i pari për vajzën…në atë moshë që është Ketrina e paprekur siç thotë mund të ketë një marrëdhënie më më të shëndetshme
Zhaklina: Pse ato goca që nuk janë më nuk mund të kenë më marrëdhënie të shëndetshme?
Megi: Ti Ketrina thua që je e virgjër dhe Xhoni është entuziastë
Ketrina: Unë e mora si shaka
Megi: Po nuk ishte e vërtetë?
Ketrina: Nc
Megi: U zhgënjyem