Nëna e Çiljetës, Majlinda Xhilaga, ia ka dalë me sukses të triumfojë kundër sëmundjes së kancerit. Rishtazi, përmes postimeve në Instagram, ajo ka bërë me dije se “e ka fituar betejën” dhe ka falenderuar Allahun.
Përmes dy fotove ku ajo shfaqet e buzëqeshur, ka bërë me dije lajmin e mirë.
Rikujtojmë se Çiljeta zbuloi se nëna e saj ishte prekur nga kanceri gjatë qëndrimit të saj në “Ferma VIP”.
“Kjo e mamit ishte shok shumë i madh. Por, me Zotin para shpresoj që ta kalojmë sa më shpejt. Thjesht kam merakun e flokëve, se është në atë fazën që po i bien dhe si do e përballojë. Mami po bën kimioterapi dhe nuk mund të marrë ilaçe për rritjen e flokëve, por i kam porositur paruke të bukura,” u shpreh ajo gjatë një bisede me banorët.
Por, duket se kjo situatë e vështirë ka mbaruar dhe e ëma e saj gëzon shëndet.