Jo pak i përfolur në çdo edicion të BBV si banor i mundshëm është aktori i humorit Bes Kallaku.
Me sa duket tashmë ka ardhur koha që Besi të marrë pjesë në këtë lloj formati, pasi mediat në Kosovë shkruajnë se ai do të jetë pjesë e “Big Brother Vip Kosova 3”.
“Është e konfirmuar në mënyre jo-direkte se aktori i njohur do jetë pjesë e edicionit të tretë të spektaklit më të njohur në Kosovë! Këtë e kanë bërë të ditur shokët e tij, të cilët e konfirmuan duke thënë se ai do jetë pjesë e këtij edicioni duke qenë se ai veçse ka ardhur në përfundim te bisedimeve me staffin e Big-ut me një përgjigje pohore!” – shkruan NeeNews.
Mbetet të shohim në nisjen e edicionit të tretë nëse Besi do të jetë një nga banorët e rinj që do t’i bashkohen shtëpisë së BBVK.