Çështja e P.Diddy-t ka marrë vëmendje ndërkombëtare dhe rrjetet sociale janë mbushur me video dhe teori konspirative që edhe të duash të mos i shohësh, nuk u shmangesh dot. Reagimet online janë të shumta dhe një reagim që ka ngacmuar ndjekësit, ka qenë nga këngëtarja Ronela Hajati.
Ajo ka postuar një Instastory ku shkruan:
“I kam ca emra shqiposh, sinonim të atyre të P. Diddy!”
Ronela nuk ka thënë asgjë më shumë, por kaq është dashur për të zgjuar imagjinatën te ndjekësit. Kush mund të jenë personazhet shqiptarë që kanë bërë gjëra të ngjashme me Diddy-n? Ronela na futi në mendime…