Olsa Muhameti, producentja ekzekutive e BBVK3 tha se kasti i këtij edicioni do të jetë vërtet i veçantë dhe personazhet kanë histori unike.
Sigurisht ajo nuk zbuloi emra, por një prej të famshmëve që është lakuar në media është këngëtari Mehedin Pergjeçaj, i njohur si Meda.
“Indeks online” ka kontaktuar vetë me të për ta pyetur nëse do të jetë pjesë e formatit. Këngëtari ka kthyer përgjigje negative.
“Jo, nuk do jem pjesë e këtij formati”, është shprehur shkurtimisht për median kosovare.