Salsano Rrapi do të jetë edhe këtë sezon moderator i “Portokalli”, krah Nevina Shtyllës dhe Kiara Titos.
Ndonëse u aludua se ai mund të mos jetë pjesë e spektaklit të humorit, pasi nuk u shfaq në promo, vet aktori e ka konfirmuar se do të jetë sërish moderator.
Jo vetëm kaq, por përmes një telefonate live në TAR me Kiara Titon, zbulon edhe se marrëdhënia e tyre është e mirë, ndërsa Kiara thotë se nuk është e vërtetë që ajo ka larguar (ose tentuar të largojë) Salsanon nga “Portokalli”.