NEA po vjen…
Bardhi ka publikuar pak momente më parë këngën e tij më të re, një dedikim për bebushen që ai dhe partnerja e tij, Sara Gjordeni, po presin të vijë në jetë në dhjetor.
Kënga mban titullin “Qikës tem”, ku ka zbuluar edhe emrin e vajzës së tij gjatë këngës. Vogëlushja do të quhet Nea.
Gjithashtu, Bardhi ka folur në këngë edhe për problemet e tij dhe vështirësitë gjatë kësaj periudhe, për shkak të anulimit të koncerteve. Reperi shprehet se ai dhe Sara kanë pasur vështirësi ekonomike gjatë kësaj kohe deri te pagesa e qirasë së apartamentit.
Megjjthatë, Bardhi ia doli e tashmë ai po vijon me koncertet e tij, ndërsa shijon pritjen e ëmbël bashkë me partneren.