Ronaldo Sharka ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale ndryshimin e tij drastik në peshë. Ai e nisi me humor duke thënë se tani do t’i kërkojnë foto për shkak të muskujve. Ronaldo tha se e mori guximin për të ndryshuar trupin e tij kur e krahasonin me lopën.
Duke rrëfyer më shumë për rrugëtimin e tij të transformimit, gazetari tha se madje është ndier i refuzuar seksualisht për shkak të mbipeshës.
“Askush nuk flet për këtë, por po e them unë: Jam ndier shpeshherë i refuzuar seksualisht, për shkak të peshës sime. Të jesh mbipeshë, nuk është “OK”. Ju gënjejnë kur ju thonë që duhet ta doni trupin tuaj sido të jetë ai. Ju meritoni trupin që ëndërroni, ndaj çohuni nga ajo kafe dhe nisni palestrën”, -ka shkruar Ronaldo duke ndarë edhe pamje nga stërvitja.
Ronaldo ka ndarë foto nga korriku dhe duket se për shumë pak muaj ai ia ka dalë të heqë kilogramët e tepërt dhe të ndërtojë muskuj.
Ai theksoi se njerëzit mund të mendojnë se ka përdorur Ozempic, por në fakt është thjesht stërvitje intensive.