I ftuar në Prive, Bardhi ka prekur një nga temat më të përfolura të këtij viti, që ishte prishja e marrëdhënies së tij me ish-menaxherin. Ai tha se i vjen keq që njerëzit mendojnë akoma se shkaku i fundit të kësaj marrëdhënieje ishte Sara, kur në fakt nuk është aspak e vërtetë. Këngëtari zbuloi se mosmarrëveshjet mes tyre kanë nisur që prej vitit 2022 dhe erdhi një moment kur duhet të merrte fund.
“Kur kemi qenë brenda në Big Brother, si unë dhe Sara kemi pasur shumë respekt, për ish-menaxherin. Kur kemi dalë, kemi parë shumë deklarata nëpër intervista, që nuk ka folur shumë fjalë të mira për Sarën.
Dhe kur dola normal që u bëra shumë nervoz dhe e pyeta pse e kë bërë këtë. Nuk po them që e ka sharë, por as nuk e ka lavdëruar. Jemi ulur, e kemi diskutuar pse e ka bërë këtë. Nuk më tha që jemi kundër lidhjes, por më tha kemi menduar që ti s’e ke seriozisht, se ne të njohim ty si djalë. Dhe unë para Bigut nuk kam qenë person që kam ndenjur në lidhje ose që kam pasur qëndrueshmëri në lidhje. Dhe kanë pasur dyshimet e veta.
Kështu që, kur kemi dalë, jemi ulur dhe e kemi diskutuar këtë punë. I kemi zgjatur duart burrash dhe jemi marrë vesh. Dhe kemi vazhduar të punojmë prapë. Sara nuk është përgjegjëse absolutisht për çfarë ka ndodhur. Kam punuar prapë dhe kam nxjerrë edhe dy këngë pasi kam dalë nga Big Brother. Por problemet tona reale kanë qenë probleme të brendshme të ekipit, që kanë filluar prej 2022-shit. Mosmarrëveshje, probleme financiare… Kanë qenë problemet tona dhe ka ardhur një pikë ku i kemi dhënë fund marrëveshjes dhe kemi vazhduar rrugët tona. Shikoj akoma komente që e ka prishur Sara marrëdhënien, por jo!“, u shpreh Bardhi.
Bardhi u pyet për miqtë që i kanë qëndruar pranë në këtë periudhë të vështirë dhe ai përmendi këngëtaren Melinda, së bashku me skuadrën e saj të menaxhimit, me të cilët tha se janë miq shumë të mirë dhe takohen jo vetëm për punë.