Ndarja e përfolur Romeo-Heidi është një nga pikëpyetjet kryesore në rrjet kohët e fundit, e për sa kohë ende nuk ka një reagim apo përgjigje nga çifti, vazhdon të ngacmojë edhe më shumë kuriozitetin e ndjekësve, që çdo detaj apo veprim të Romeos e Heidit, e shohin si një përgjigje për pyetjen e famshme: “A janë ndarë apo jo Heidi dhe Romeo?”
Mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra”, Egla Ceno ka zbuluar një poezi të shkruar nga Heidi, të cilën ajo ia kishte nisur vajzave të panelit në një bisedë private.
Poezia ishte tepër e ndjerë dhe e emocionoi Heidin, ndërsa ndjekësit menjëherë e kanë lidhur me situatën e saj me Romeon.
Nga ana tjetër, menjëherë pas transmetimit, Heidi ka reaguar në rrjete sociale, duke postuar versionin origjinal të poezisë në gjuhën italiane, duke vendosur edhe datën kur e ka shkruar, duke shpjeguar kështu se poezia i përket më shumë se 2 viteve më parë, më datë 10 gusht 2022.