Sara Gjordeni ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra” ku ka folur për shtatzëninë, marrëdhënien me Bardhin, sfidat që kanë kaluar gjatë kësaj kohe e shumë më shumë.
Pas pjesëmarjes së saj në BBV3, Sara ka qenë një ndër personazhet më të komentuar në rrjet, ku mes komentesh pozitive është përballur edhe me një lumë komentesh negative kundrejt saj, imazhit që ka përcjellë në ekran, moralit dhe mbi të gjitha shtatzëninë.
Komentet lidhur me këtë të fundit, Sara tregon që i ka përjetuar më keq se të gjitha, ndërsa ndan komentin që e ka prekur më shumë se gjithë të tjetër, shkruar nga fans i një tjetër personazhi publik.
“Komenti më i rëndë që kam lexuar, përtej moralit, familjes që bëjnë të gjithë sikur më njohin edhe m’i dinë rrënjë e dhëmballë…ka qenë koment nga fans i dikujt tjetër: Urojmë që t’i lexosh të gjitha komentet tona dhe të shqetësohesh aq shumë sa fëmija jot të dalë me probleme“, është shprehur Sara e prekur.
Ajo shton se vendimin për të treguar lajmin e shtatzënisë e ka marrë Bardhi, për të ndaluar komentet asokohe, mirëpo kjo nuk ndryshoi asgjë.
“Bardhi ka qenë ai që vendosi ta tregonim shtatzëninë kaq herët. Duke u nisur nga reagimet e publikut, u vendos në një pozitë aq të rëndë, sa tha që unë do e them që je shtatzënë, vetëm që këta njerëz të ndalojnë. Por, nuk ndaluan. Ai ka menduar që janë si vetja, që ndoshta stepen para Zotit. Ça të them, për fëmijën tim nuk di ç’ka ngelur më pa u thënë…”