Çifti Sara-Bardhi vijon të mbetet një ndër çiftet më të komentuar të showbiz. Përpos pritjes së ëmbël, çifti vijon të jetë ende në sytë e publikut e mbi të gjitha të kritikëve online, por jo vetëm.
Kënga e fundit e Bardhit, si dedikim për Nean e vogël që pritet të vijë në jetë në muajin dhjetor, ngjalli edhe shumë kritika, pasi përveç fjalëve të ëmbla, foli edhe për vështirësitë emocionale dhe financiare që po kalonte asokohe. (Periudha prill-maj)
Bardhi u shpreh se kishte ngelur pa asnjë të ardhur financiare, e për pasojë nuk mund të paguante as qiranë, e as të blinte vitamina e kjo sigurisht e rëndonte gjendjen e tij emocionale si kryefamiljar.
Më tej lidhur me këtë, na tregon edhe Sara Gjordeni. Për gjithë ata që pyesin se si ka mundësi që Bardhi nuk kishte te ardhura të kursyera, duke qenë se ai gjithnjë ka qenë këngëtar mjaft i dashur për publikun e nuk kanë munguar asnjëherë koncertet për të, edhe para BBV.
“Në fillim një masë e madhe e njerëzve ka qenë skeptike se e dinë se sa fitojnë artistët në koncerte, sidomos Bardhi që ka qenë gjithmonë ‘hitmaker’, ishte e pamundur ta imagjinon në pozicionin e një djali që ka ngelur pa lekë. Por, duke ardhur nga fusha e ligjit vet, e di shumë mirë që kontratat e gabuara nuk është çudi të të lënë ndonjëherë edhe zero. E njëjta gjë ka ndodhur me Bardhin.”
Sara gjithashtu sqaron se Bardhi nuk ka punuar gjatë periudhës prill-maj, por ka punuar ajo vet dhe gjithashtu është ndihmuar financiarisht nga familja e saj.
Ajo gjithashtu ka treguar edhe për momentin e mbylljes së kontratës së Bardhit me ish-menaxherin e tij.
“Bardhi ka shkuar në Kosovë për të mbyllur marrëveshjen për herën e fundit. Tha ‘Sar, unë nuk e bëj dot më këtë, por duhet të dish diçka. Nëse unë e ndërpres këtë marrëveshje, jam vetëm unë.’ Kapi xhaketën edhe tha ‘vetëm unë’. U kthye nga Kosova edhe te dera më tha ‘të futem?’. E mora, e futa brenda”, tregon Sara ndër të tjera e përlotur.