Miqësitë e ngushta të krijuara në BBV, nuk para ndodh të zgjasin dhe kjo ndodhi edhe me Einxhel Shkirën dhe Beniada Nishanin. Dy shoqet e ngushta të “BBV1” , pas përfundimit të spektaklit i ndanë rrugët me njëra-tjetrën. Kjo ngjalli shumë kureshtje tek publiku, pasi ato ishin mjaft të afërta brenda në shtëpi.
Pas një kohe që nuk flisnin me njëra-tjetrën, vajzat tashmë janë sërish shoqe, ndërsa Einxhel në një intervistë për “Prive”, ka zbuluar për herë të parë arsyen pse u zunë me Benin dhe si u pajtuan ato.
“Hapin e para e hodhi Beniada.Unë jam një natyrë që fal. Por kur mërzitem me njerëzit që dua shumë e kam të vështirë të rikthehem, e mbaj distancimin. Por, Beniada ka insistuar jashtë mase shumë sepse ndarja jonë nuk ka ardhur prej meje ose saj, ka ardhur sepse unë u mërzita nga komentet që mamaja e saj kishte bërë kur unë kam qenë në “BBV”.
Dhe sigurisht më ngeli hatri dhe kam pritur që në fillim t’më kontaktonte të më thonte “Ej e di çfarë ka bërë mami po varja”. Nuk ndodhi, ndodhi më vonë. Jemi shumë mirë, aty ku e kishim lënë,”-tha Einxhel.
Mesa duket, tashmë vajzat e kanë rregulluar raportin me njëra-tjetrin, duke iu kthyer miqësisë që krijuan brenda BBV, dhe nuk na i kanë kursyer momente të takimeve të tyre bashkë me Trevin, djalin e Einxhel dhe Dj.Dagz.