Një rast i pazakontë ka ndodhur sot në rubrikën “Pa Filtra” në “E Diell”.
Briselda nga Mallakastra erdhi e prekur në studio. Dy javë më parë ajo u celebrua me një djalë më të vogël në moshë se ajo, e pasi e ekspozoi martesën në rrjetet sociale shumë komentuese e kanë paragjykuar, madje dhe disa e kanë mallkuar në mënyra të ndryshme.
Opinionistët e “Pa Filtra” e këshilluan të mos ndahet, madje dhe zonjat në publik ishin kundër ndarjes.
Në fund, Briselda heq paruken dhe tregon që ka qethur flokët për pacienten e saj, e cila është duke bërë kimoterapi si pasojë e kancerit të gjirit.
Për t’u solidarizuar me të, por edhe me të gjitha gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit, Briselda tregoi se i ka qethur flokët pikërisht për këtë kauzë.