Robert Berisha ishte një nga shumë të ftuarit VIP në dasmën e Adrit dhe Ilirianës, çiftit të famshëm të Big Brother VIP Kosova 2. Mirëpo, prania e tij bëri bujë në rrjetet sociale pasi videot e tij duke kërcyer me Santiana Malokun, gjithashtu ish-banore e BBVK2, bënë xhiron e rrjetit.
E sigurisht, disa i kanë interpretuar videot në mënyrën e gabuar, çfarë ka revoltuar Robertin.
Në një postim në InstaStory, ai thotë se nuk mundet as të kërcejë me kolege e mikesha pasi menjëherë bëhet viral.
“Qenka ndez TikToku. Nuk ka mbetur as të kërcejmë, as të bëjmë atmosferë me kolege e shoqe se horr të bëjnë shqipet. Unë kërcej edhe e bëj ashiqare, pa asnjë cent kompleksi. Krejt ata që kanë qenë aty janë kënaq e për juve që për pak pëlqime dhe klikime shiteni, nuk ma ndien”, u shpreh ai. “Në emër të kompanisë time ‘ndezim ndeja e ahengje’ ju kërkoj falje krejt juve që nuk keni qenë mbrëmë aty me u kënaq si ne.”
Duke dashur të qartësojë që marrëdhënia e tij me partneren po shkon për mrekulli, ai e etiketoi të dashurën Ana Skrel në postim, duke i thënë se në raste të tjera do të shkojnë së bashku të kërcejnë.