Ish-banorja e Big Brother VIP, Roza Lati ka nisur një lidhje dashurise me Xhonatan Islamin. Ky i fundit, parashutist i njohur, po ashtu ka qenë pjesë e ‘Big Brother VIP Albania’, por edicion tjetër. Dyshja duket se kanë gjetur dashurinë në krahët e njëri-tjetrit, e duhet pranuar se shkojnë shumë.
Pasi lidhja e tyre u zbulua, Roza ka vendosur të postojë një foto me Xhonatanin. Kjo selfie, ku partneri i saj duket shumë pak, u fshi për punë minutash.
Jemi shumë kuriozë për të mësuar më shumë detaje rreth lidhjes së tyre. Detajet e para të lidhjes së çiftit u shfaqën teksa Roza shoqëroi Xhonatanin në Gjirokastër, në kampionatin europian të parashutave “PGA Euro 2024”.