Ditën e djeshme Romeo Veshaj dhe Semi Jaupaj kanë publikuar këngën e tyre të re me titull “Ta fal”.
Në një kohë që Romeo Veshaj është në qendër të vëmendjes së rrjetit dhe mediave rozë për pikëpyetjen nëse është apo jo në një lidhje me Heidi Bacin, ishte e pritshme se edhe kënga e re do të pritej me shumë ‘zhurmë’.
Dhe pikërisht kështu ndodhi. Mes gjithë komenteve pozitive dhe dashurisë nga publiku që ky duet i Semit dhe Romeos ka marrë, nuk munguan as skeptikët që analizuan çdo pjesëz të këngës me ‘lupë’.
Një pjesë e madhe e komentuesve e kanë parë këtë projekt si një dedikim për Heidi Bacin, kjo për shkak të pamjes së Semit në videoklip së pari.
Këngëtarja shfaqet bjonde me flokë të gjata, e ky është një element sipas rrjetit, pasi një detaj që e bëri Romeon ta pëlqente Heidin në fillimet e historisë së tyre, ishin pikërisht flokët e arta, siç i quante ai.
Teksti është elementi i dytë që fansat dhe publiku kanë parë me detaje dhe këto ishin disa nga komentet e skeptikëve që mendojnë se është dedikim për Heidin.
Megjithatë, të shumtë janë artistët që publikojnë këngë dashurie me ndarje e lëndime e nga ana tjetër jeta e tyre personale është mjaft e lumtur, dhe e njëjta gjë mund të vlejë edhe për këtë projekt.
Ndërkohë, po e vendosim këtu ta dëgjoni sërish 🙂