Vesa Vllasaliu dhe Arlind Kahrimani zyrtarizojnë lidhjen e tyre
Vesa Vllasaliu, e cila ka tërhequr vëmendje që nga paraqitjet e saj të para në rrjetet sociale, dhe moderatori i emisionit “Shqiptarqe Krejt”, Arlind Kahrimani, kanë shuar së fundmi të gjitha dyshimet rreth lidhjes së tyre.
Çifti e ka konfirmuar lidhjen në emisionit “Shqiptarqe Krejt”, ku ka patur të ftuar Vesën. “Unë t’dashuroj, se pak m’doket me t’dashtë”, ka thënë Arlindi për Vesën.
Me këtë intervistë të ëmbël, çifti ka zyrtarizuar publikisht marrëdhënien e tyre, duke konfirmuar lumturinë që ndajnë së bashku.
Kujtojmë se për muaj të tërë është spekuluar për një lidhje të mundshme, por Vesa nuk kishte konfirmuar më parë se kush ishte personi krah saj. Megjithatë, kjo intervistë ka bërë çdo gjë të qartë!
Shumë urime për çiftin! 🙂