Kiara Tito ka folur edhe njëherë për Big Brother-in, edhe pse për të është një kapitull i mbyllur. Megjithatë, kjo është një temë e pashmangshme nëpër intervista për të, e sidomos në emisionin “S’e Luan Topi” ku personazhet zhvishen nga filtrat dhe flasin për çdo gjë.
E pyetur nga Erjona Rusi nëse mendon se është një Kiara tjetër para dhe pas përfundimit të reality show-t, Kiara tha:
“Unë nuk është se jam shprehur shumë pas “Big Brother”-it sepse nuk kam dashur. E kam mbyllur atë si kapitull në jetën time. Kam mësuar shumë padiskutim, kam mësuar që jo gjithmonë besohet tek çdo njeri dhe kam larguar pak atë pjesën e naivitetit që ndoshta më karakterizonte. Të besimit për t’i parë gjërat ashtu siç unë doja dhe ashtu siç unë dua që t’i kem njerëzit. Të gjithë njerëzit janë të ndryshëm”, u shpreh Kiara.
Pyetjes nëse është lënduar ose ndier keq nga njerëz të caktuar brenda shtëpisë së BBV, Kiara iu përgjigj:
“Lënduar jo. As zhgënjyer jo, sepse ajo dihet që është një eksperiencë që të fton që të testosh veten tënde dhe të jetosh në shtëpi edhe me njerëz që ti mbase nuk shkon mirë, nuk ju përputhen karakteret. Tani që e mendoj që ka kaluar kohë nuk më bën përshtypje dhe them që nuk do të kisha ndryshuar asgjë edhe tek vetja ime në mënyrën se si ndodhën ngjarjet. Jam shumë e lumtur që gjithçka ka shkuar mirë.”