Valer Kolnikaj gjatë një interviste në “Glamour Zone” në Ora News, ka rrëfyer publikisht një situatë të papritur që i ka ndodhur me ish-opinionistin e Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane. I pyetur nëse i kanë kërkuar numrin në prapaskenë meshkujt shqiptarë të showbiz-it, Valeri zbuloi situatën me Manen.
“Të them një, Bledi Mane. Ishim të ftuar në një emision dhe direkt sa dola po më sulmonte duke më orientuar drejt asaj gjëje. Ndoshta ngaqë unë mbaj dhe i shkoj gjërave deri në fund. Luaj pa komplekse. Sapo dolëm, vura re ‘ej po kur do vish të na takosh për këto emisione’. E më dërgoi një foto kështu. Është bërë e modës ‘më dërgo një foto hot’. Unë i them që të gjitha fotot hot që bëj, i bëj që t’i shohë e gjithë Shqipëria. Ai më dërgoi një foto hot dhe priste që t’ia ktheja”, tha Valeri.
Nga ana tjetër, ka pasur një reagim nga vetë moderatorja e programit, Ester Bylyku, e cila i ka kërkuar ndjesë publike Bled Manes për intervistën e Valerit, ndjesë kjo që është publikuar nga vet Mane, teksa shkruan:
“Kush shpif e kush fabrikon shpifje, kështu duhet të kërkojë falje.”