Megi Pojani përflitet prej kohësh se është e lidhur me Endri Çekiçin. Gjatë bisedës në “Goca dhe Gra” në Top Channel, moderatorja u pyet pse e mban të fshehur lidhjen e saj. Megi tha se ka disa pasoja kur e publikon lidhjen, çka më pas vazhdoi ta sqaronte mes batutash dhe shakash.
“Kur e bën lidhjen publike ka disa pasoja. Unë po e them, shpresoj që të jetë hera e fundit që e sqaroj këtë, unë nuk jam aq budallaqe sa të them publikisht marrëdhënien time.
Unë Megi Pojani, influencere, që reklamoj kremra fytyre, a e dini si mund ta shes unë një të dashur! Domethënë ai kalon në mijëra filtrat e mi dhe unë e them publikisht, unë vajza e miratoj këtë për ju!“, u shpreh Megi.