Kejvina Kthellën, modelen dhe ish-banoren e Big Brother VIP 2, nuk e kemi parë më aktive në televizion. Bukuroshja nuk shfaqet prej kohësh në ekran, por rrjetet sociale duket se janë platforma më e mirë për t’u ndërlidhur me admiruesit e saj.
Së fundmi, Kejvina ka bërë një intervistë virtuale me ta ku veç temave të jetës së përditshme, e kanë komplimentuar për sjelljen e saj pas përfundimit të Big Brother.
-Je shumë e drejtë, e vetmja nga BB që nuk dole hipokrite
“I drejti zhytet por nuk mbytet… edhe kështu puna ime.”
Sa për kthimin në televizion, duket se Kejvina nuk e ka më ndërmend. Një admirues i është shprehur se “e ka marrë malli për ta parë në televizion”, por modelja e ka bërë të qartë se “nuk i pëlqen më”.
“Të lutem se nuk kam kohë të bëj më budallallëqe. Nuk më pëlqen më bota e televizionit, kam kuptuar që nuk është për mua pasi jam shumë e vërtetë edhe shumicën e rasteve keqkuptohem!”