Efi Dhedhes do të jetë protagoniste e filmit më të ri që do të vijë së shpejti, “Dashuri me këste”.
Filmi është një komedi romantike ku në rolin kryesor ka ish banoren e BBV2, Efi Dhedhes, dhe Gert Palalin, i cili është njëkohësisht edhe regjisor i filmit.
Por, a jeni kuriozë të dini si do të quhet Efi në film? Nëse po, ua themi ne – Marinela, ndërsa partneri i saj do të quhet Leli.
Ndërsa xhirimet e filmit vazhdojnë, ne jemi shumë kuriozë të shohim “aventurat” e Marinelës dhe Lelit. 🙂
Nga ana tjetër, aktori Albano Bogdo do të jetë pjesë e filmit. Po ashtu, një nga konkurentet e programit “She’s on Top”, Danja Marashaj. Pjesë e kastit të filmit është gjithashtu aktori i njohur dhe personazhi shumë i dashur i rrjeteve sociale, Miran Ramadani, si dhe aktorët e mirënjohur Besnik Çinari e Zyliha Miloti./XL Media