Këngëtari Gjesti, së fundmi teksa ka folur për jetën e tij private ka deklaruar se nuk e ka thënë prej kohësh fjalën “të dua” pasi nuk e sheh të nevojshme.
Gjatë një bisede me banorët e BBVK ai është shprehur se janë veprimet ato që dëshmojnë dashurinë dhe jo fjalët.
“Sa kam mësuar unë nga lidhjet, duhet t’i lësh të rrjedhin e jo ‘të dua’, fjalën ‘të dua’ unë ka shumë kohë që s’ia kam thënë një femre. Kur kam qenë me një femër, dy a tre vite mos më shumë, fjalën ‘të dua’ ajo nuk e ka dëgjuar prej meje”, thotë Gjesti.