Historia e dashurisë së Aurela Gaçes dhe Skerdit e më pas bekimi i tyre me dy vajza nuk është e padëgjuar për publikun. Te njëri-tjetri kanë gjetur hapësirën për t’u ndier vetja, për të qenë të tillë pa filtra, pa kërkuar ndryshime dhe gjithmonë duke u dashuruar.
Në intervistën e saj për “Canape” në T7, Aurela tregon se nuk e ka ndier këtë me asnjë person që kishte njohur më parë, por gjithçka ndryshoi kur shpirti i saj u takua me të Skerdit. Aty kuptoi edhe çelësin që e bën të lumtur një çift.
“Deri përpara se të njihesha me bashkëshortin tim, unë nuk besoja në dashuri dhe nuk besoja në ‘përgjithmonë së bashku’. Njerëzit që kisha njohur deri në atë pikë më kishin bërë të mos e besoja këtë gjë. Do të thuash ti mund të ketë qenë edhe faji jot. Po unë i njëjti njeri jam edhe me bashkëshortin tim, do të thotë që duheshin ato dy shpirtrat bashkë që të takoheshin se ti mund të jesh njeri shumë i mirë, s’ke takuar njeriun e duhur.
Edhe unë mund të jem njeri i mirë por nuk shkojmë bashkë ne të dy, nuk ke faj as ti, as unë. Mendoj që ajo që na mban bashkë përveç atij pasionit të fillimit sepse çdo gjë ka një fillim. Ishim çmendurisht të dashuruar dhe ti mendon hë se do të mbarojë.
Jo, ndërkohë, kur ti e do atë njeriun me gjithçka dhe kur ai të do me gjithçka nuk kërkon të të ndryshojë sepse i bie që ti kërkon dikë tjetër, nuk po kërkon këtë me të cilën u dashurove. Kur ti ndihesh krenar për atë që ke në krah, kur ti ndihesh mirë qoftë edhe me ato gjërat e vogla që mund të ketë në karakter ky njeri, ti ia do të gjitha.
Respekti që ti mund të kesh për atë njeri, që duhet të kesh për atë njeri, në momentin që mbaron respekti mendoj që aty mbaron gjithçka”, u shpreh Aurela.