Pas shumë muajsh, Antonela Berisha është rishfaqur në rrjetet sociale.
Duket se pak nga pak ajo po lë pas historinë e sulmit brutal ndaj Klea Prengës për t’iu rikthyer normalitetit. Antonela ka postuar në rrjetet sociale surprizat që e kanë pritur në shtëpi.
Familjarë, të afërm e miq të shumtë i kanë dërguar buqeta lulesh si gjest mirëseardhjeje.
Kujtojmë që pas zbardhjes së vendimit, Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Mariela Berishën, ndërsa la të pandryshuar masën “detyrim paraqitje” për Antonelën.