Aria ka qenë banorja që u largua të premten nga Big Brother VIP Kosova 3.
Ajo ka qenë e ftuar në spektaklin e natës së sotme, ku pati një përballje me opinionisten Olta Gixhari.
Ish-konkurrentja e quajti atë bullizuesen më të madhe, madje me epitetin mbretëresha e kësaj.
“Nëse do të hapej një sondazh për bullizuese për Big Brother VIP Kosova Shqipëria ti do të kryesoje listën, do të ishe mbretëresha”,- iu drejtua ajo.
Gixhari, nga ana tjetër, reagoi ashpër duke kërkuar nga Aria që t’ia gjejë një video apo diçka të tillë ku ka qenë bullizuese.
Kjo përplasje mes dyshes u ndërpre nga moderatorët, me mundësi sqarimi pas këtij spektaklit.