Banorët e “BBVK” kanë kaluar një mbrëmje të trazuar, me debate të ashpra që eskaluan në orët e vona të natës.
Konkurrentët Xheneta, Rezi, Drenusha dhe Vullneti u përfshinë në një përplasje të zhurmshme, ku në një moment tensionet ishin aq të mëdha saqë nuk kuptohej më arsyeja e saktë e sherrit.
Pasi pamjet u bënë publike në rrjetet sociale, programi ndërpreu transmetimin për të shmangur shfaqjen e momenteve të papërshtatshme.