Situata në shtëpinë e BBVK është ndezur e mbrëmjen e djeshme banorët kanë tejkaluar limitet e tyre duke u përfshirë në debate të ashpra, ofendime e deri në konfrontim fizik, gjë që ka sjellë ndërprerjen e transmetimit live. (Shiko këtu pamjet e papublikuara)
Xuxi i cili fillimisht pati përplasje me Xhenetën, pasi kjo e fundit hyri në dhomën e gjumit pas mesnate me tenxhere duke penguar banorët të flenë-situatë kjo që ka irrituar tej mase Xuxin.
Më pas, Mevlani është përplasur me Vullnetin e duke qenë se debati i tyre po shkonte gati në konfrontim fizik, ndërhyri Xuxi duke shtyrë Mevlanin – situatë pas të cilës pati probleme shëndetësore ku u desh ndërhyrja e mjekëve për të kontrolluar gjendjen e tij. (Lexo këtu)
Mbrëmja ka qenë e gjatë dhe plot përplasje mes banorëve në BBVK, ndërsa paraditen e sotme Xuxi është shprehur i keqardhur për përplasjen me Xhenetën, ku shprehet se ajo ka moshën e vajzës së tij e për këtë i vjen turp.
Sakaq, Xuxi ka pasur edhe një bisedë me Mevlanin lidhur me situatën.