Çiljeta Xhilaga dhe partneri i saj, Alban Hoxha po planifikojnë zgjerimin e familjes së tyre me një bebe tjetër.
Në emisionin “Goca dhe gra” teksa hapi dyert e shtëpisë së saj, Çiljeta nuk e përjashtoi edhe mundësinë që të dy ata të shkojnë drejt altarit.
“Fustanin e nusërisë e kemi menduar në të ardhmen. Të bëjmë bebe një here”, u shpreh Çiljeta.
Më tej ajo zbuloi edhe planet në aspektin profesional, duke theksuar se shumë shpejt do të hapë biznesin e saj të piteve në Tiranë, një specialitet që doli në pah gjatë ekperiencës së saj në “Ferma Vip”.
Admiruesit e këngëtares menjëherë u shprehën shumë entuziastë për këtë biznes të ri të Çiljetës e pas gjithë komenteve pozitive në rrjet, tashmë pritet të bëjë ‘namin’.
Madje Çiljeta përmendi dhe një emër për biznesin: “Çili Pita” dhe ne me zor presim t’i provojmë…
Suksese! 🙂 / XL Media