Prej kohësh situata mes çiftit Romeo-Heidi është një ndër titujt kryesorë të mediave rozë. Duke qenë se çifti u njoh dhe krijoi një marrëdhënie brenda shtëpisë së BBV3 dhe ndjekësit shihnin çdo moment të zhvillimit të marrëdhënies së tyre, tashmë që ata janë jashtë shtëpisë, publiku ende dëshiron të dijë çdo lëvizje të tyre.
E meqë po flasim për lëvizjet e çiftit (ose ish çiftit), Heidi së fundmi ka larguar nga Instagrami i saj postimet me Romeo Veshaj në profil dhe nga ‘highlight stories’ të cilën e kishte quajtur ‘Us’ (Ne).
Nga ana tjetër, i pari që e bëri këtë veprim ishte Romeo Veshaj, para se të publikonte këngën e tij në bashkëpunim me Semi Jaupaj – projekt ky, që solli jo pak aludime se ishte drejtuar Heidit.
Mirëpo, Romeo së fundmi ka sjellë edhe një tjetër projekt të ri muzikor me titull “S’e di” që po ashtu është quajtur në rrjet si një dedikim për ish banoren e BBV3.
Nga ana tjetër, largimi i i Heidit nga ‘Goca dhe Gra’ shtoi edhe më shumë dyshimet për ndarjen e tyre e megjithatë ende nuk ka një prononcim zyrtar nga dyshja.
PS: Vazhdojnë të ndiqen ende në rrjete sociale. 🙂